Aleanca për Shqiptarët sot takohet me LSDM-në

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët sot takohet me LSDM-në

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:12
Ziadin Sela dhe Zoran Zaev

Aleanca për Shqiptarët dhe LSDM, sot në ora 15:00 në hotelin Aleksandar Pallas, do të realizojnë takim për të biseduar për çështjen e gjuhës shqipe, ndarjen e buxhetit dhe pikat tjera të Deklaratës Shqiptare.

Mbrëmë sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari, në një deklaratë për TV21 tha se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që Zoran Zaevit t’ia japë nënshkrimet për marrjen e mandatit dhe shtoi se më pas mbetet akoma për të biseduar rreth kolaicionimit të mundshëm me LSDM-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat