“Alo doktor” për një javë 1.231 thirrje

Maqedonia

“Alo doktor” për një javë 1.231 thirrje

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 13:31
Ilustrim

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore “Alo doktor” gjatë shtatë ditëve të kaluara (prej 13 deri më 19 shkurt) ka pasur 1.231 thirrje, kumtoi Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Prej 15 shkurtit të vitit 2014 kur filloi të punojë linja, deri më tani, ka pasur 140.013 thirrje.

Linja është e kapshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptomave të përkeqësimit të shëndetit.

Njëzet e pesë mjekë janë në disozicion për këshillë mjekësore për paraqitjet që vijnë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Paraqitjet më shpesh janë për këshilla lidhur me sëmundjet kronike, sëmundjet respiratore, kardiovaskulare, kokëdhimbje, temperaturë e rritur trupore, kollitje dhe dhimbje simptomatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat