Maqedonia për vetëm 6 javë tejkalon 35 ditët e lejuara në vit me ajër të ndotur

Maqedonia

Maqedonia për vetëm 6 javë tejkalon 35 ditët e lejuara në vit me ajër të ndotur

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:45
Ilustrim

Në Bashkimin Evropian numri i ditëve të lejuara me ajër të ndotur, gjegjësisht me grimca PM10 mbi të lejuarën është 35 ditë për 1 vit. Më 20 shkurt, Shkupi tanimë e arriti këtë numër, kumtojnë eko-aktivistët e “Shkup Smog Alarm”.

Shkupi i tejkaloi standardet vjetore të Evropës për ajër të ndotur që në shkurt, që është katastrofë ekologjike dhe shëndetësore, të cilën e jetojnë qytetarët e Shkupit, shtojnë nga “Shkup Smog Alarm”.

“Rikujtojmë se në Maqedoni nga ajri i ndotur humbin jetën 1.350 qytetarë, që do të thotë se çdo vit neve na ndodhë i ashtuquajturi ‘ekocid’. Apelojmë deri te autoritetet lokale dhe qendrore që të marrin masa për përmirësimin e ajrit në Shkup dhe mbarë Maqedoninë. Apelojmë deri te qytetarët që të shfrytëzojnë transport publik, biçikleta ose të bashkudhëtojnë (3-4 persona në një veturë)”, thuhet në reagimin e eko-aktivistëve, të cilin e kanë dërguar edhe deri te Qyteti i Shkupit, Ministria e Ekologjisë, Delegacioni BE-së në Maqedoni, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, Ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Holandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat