Anulohet seanca për rigjykimin e rastit të “Sopotit”

Maqedonia

Anulohet seanca për rigjykimin e rastit të “Sopotit”

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:44
Seanca për rigjykimin e rastit të “Sopotit”

Sërish është anuluar seanca për rigjykimin e rastit të “Sopotit” në Gjykatën penale të Shkupit. Gjykata nuk ka dhënë arsyetim për shkaqet e anulimit, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më 28 prill.

Rasti i “Sopotit” ndodhi në vitin 2003, kur gjatë shpërthimit të një mine në afërsi Sopotit, humbën jetën dy ushtarë polakë dhe një civil. Për këtë rast u dënuan 10 banorë të fshatit Sopot me gjithsej 140 vite burg, shumica e të cilëve vuajtën nga shtatë vite burg, kurse tani ndodhen në liri me detyrim që të paraqiten çdo javë në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat