Punëtorët e hekurudhave vazhdojnë të bojkotojnë punën

Maqedonia

Punëtorët e hekurudhave vazhdojnë të bojkotojnë punën

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 09:43
Hekurudha, ilustrim

Punëtorët e ndërmarrjeve “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” dhe “HM – Infrastruktura” do vazhdojnë bojkotin e punës deri sa të marrin pagat e muajit dhjetorë dhe janar.

“A duhet çdo muaj të protestojmë që të marrim paga? Nuk do të lëshojmë pe kësaj radhe. Presim që sot të kuptohemi me drejtuesit. Ministria thotë se ka lëshuar para, kurse ne ende nuk kemi marrë asgjë”, ka thënë Marjan Ristevski nga sindikata e punëtorëve të hekurudhave.

Është paraparë që sot të u gjendet zgjidhje punëtorëve, mirë po edhe nëse përfundon problemi, as sot udhëtarët nuk do të mund të qarkullojnë me trena.
Në të dy sektorët janë të punësuar rreth 2600 persona, ndërsa thonë se nuk frikësohen nga largim nga puna pasi ata janë profesionistë dhe s’ka kush t’i zëvendësojë. Për herë të fundit këta punëtorë janë paguar me rregull kur ishte kriza e emigrantëve pasi mblidhnin para nga emigrantët. Nga gjashtë trenat e blerë, katër janë montuar por gjenden në garazhe, kurse edhe dy janë në fazën e montimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat