LSDM: Po vjen koha që kriminelët e Gruevskit të përgjigjen

Maqedonia

LSDM: Po vjen koha që kriminelët e Gruevskit të përgjigjen

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 15:51
LSDM

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar, ka reaguar ndaj konferencës së Orce Gjorgjievskit nga OBRM-PDUKM-ja, i cili tha se LSDM-ja është shndërruar në promotor edhe mbrojtëse të krimit. Nga LSDM thonë se ka ardhur koha që kriminelët e Gruevskit të përgjigjen para drejtësisë.

“Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia kriminele e OBRM-PDUKM-së e shohin se i gjithë opinioni vendor dhe i jashtëm presin reforma dhe zbardhje të skandalit të përgjimit dhe përmbajtjes së tyre. Për këtë arsye tani ka edhe të dyshuar edhe të akuzuar nga OBRM-PDUKM-ja, në krye me Nikolla Gruevskin”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat