Bailey u përgjigjet kongresmenëve amerikanë

Maqedonia

Bailey u përgjigjet kongresmenëve amerikanë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 21:10
Ambasadori Jess Bailey

Ambasadori i SHBA-së Jess Bailey në një intervistë ekskluzive në TV Sitel thotë se iu përgjigjur pyetjeve drejtuar tij dhe Ambasadës së SHBA nga Kongresmeni Kris Smith dhe pretendimet e senatorit Mike Lee-së për ndërhyrje të ambasadës në zgjedhjet në Maqedoni nga për mbështetjen e organizatave ultra-majtiste, mediave dhe portaleve të internetit.

"Mbikëqyrja e Kongresit mbi ekzekutivin është një pjesë normale e demokracisë sonë dhe ne e vlerësojmë mundësinë për bashkëpunim me Kongresin dhe jemi përgjegjës që t'i informojmë për punën tonë në mënyrë kronologjike për atë çka bëjmë dhe si e bëjmë. Ne ua kemi shpjeguar dhe qartësuar rolin tonë në arritjen e "Marrëveshjes së Përzhinos", bashkëpunimin me Unionin Evropian, ndihmën tonë rreth uljes së përbashkët të partive politike për arritjen e zgjidhjes së krizës politike në të cilën ishte Maqedonia, ndihmën për mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit,. si dhe tani angazhimin tonë për formimin e qeverisë së re", ka thënë Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Jess Bailey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat