Ajdini: Platforma shqiptare të reflektojë në programin qeveritar

Maqedonia

Ajdini: Platforma shqiptare të reflektojë në programin qeveritar

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 18:30
Gazmend Ajdini

Platforma dhe kërkesat e shqiptarëve duke i përfshirë edhe ato ekonomike duhet të reflektohen edhe në programin e qeverisë së re në Maqedoni, thotë analisti politik Gazmend Ajdini.

"E rëndësishme është harmonizimi i kërkesave dhe artikulimi i tyre në platformën e përbashkët e cila duhet të reflektojë në programin qeveritar. Subjektet të cilët do të bëhen pjesë e qeverisë do të kenë përgjegjësinë e implementimit të platfomës respektivisht programin qeveritar. Në favor të realizmit sa më të mirë të kësaj platforme është ekzistimi i opozitës e cila do të jetë mbikqyrëse e mosrealizimit të kërkesave shqiptare. Ndryshe mund të ketë një komoditet qeverisës", theksoi Ajdini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat