Gjorgjievski: LSDM-ja është promotor dhe sinonim i krimit

Maqedonia

Gjorgjievski: LSDM-ja është promotor dhe sinonim i krimit

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:37
Orce Gjorgjievski

Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM-ja sot në një konferencë për shtyp akuzoi LSDM-në se ajo është parti promotore dhe sinonime e krimit. Sipas tij, mbrëmë policia ka arrestuar një bashkëpuntorë të Zoran Zaevit për shkak të tregtisë ilegale të kokainës.

“Mbrëmë policia ka arrestuar një bashkëpuntorë të Zoran Zaevit, për shkak të tregtisë së kokainës. Ky person është fotografuar me Zaevin në kafene dhe kanë formuar grupe të ndryshme për mbushjen e Shkupit me drogë. Nga kjo drogë janë helmuar fëmijët e Shkupi, ndërsa njerëzit e Zaevit janë pasuruar”, deklaroi Gjorgjievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat