”Gjuha shqipe” temë e liderëve në takimin e thirrur nga Sela

Maqedonia

”Gjuha shqipe” temë e liderëve në takimin e thirrur nga Sela

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 08:14
Kryetari i LR-PDSH-së dhe anëtari i koalicionit parazgjedhor, Ziadin Sela

Kryetari i LR-PDSH-së dhe anëtari i koalicionit parazgjedhor, Ziadin Sela ka thirrë takim të të gjithë liderëve që kanë nënshkruar deklaratën për më shumë të drejta për qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

Sipas informatave, Sela në takimin e koalicionit ‘Aleanca për Shqiptarët’ dhe në kryesinë qendrore të partisë së tij, ka thënë se këtë takim e ka thirr për të tentuar për të bërë një zgjidhje më të mirë për gjuhën shqipe në Maqedoni.

Takimi do të mbahet gjatë ditës së shtunë (18.2). Vendi dhe koha do të bëhen të ditura gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat