Ahmeti: Ligji për gjuhën shqipe, parakusht për ndonjë marrëveshje për qeveri të re

Maqedonia

Ahmeti: Ligji për gjuhën shqipe, parakusht për ndonjë marrëveshje për qeveri të re

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:57
Ali Ahmeti ka takuar Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Carranza

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në Tetovë ka takuar Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Carranza.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Carranza shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve politike në vend si dhe situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Carranza u njoftua me qëndrimet e BDI-së se do të shpejtojë në drejtim të marrjes së një vendimi pa e analizuar mirë dhe pa qenë të sigurt që ai vendim është i drejtë, që i shërben qytetarëve dhe pritjeve të votuesve, por edhe stabilitetit dhe sigurisë.

Ahmeti theksoi që propozimi ligji për gjuhën i pregaditur nga shqiptarët tashmë është dorëzuar dhe bashkë me çështjet tjera paraqet parakusht për ndonjë marrëveshje eventuale, por për momentin, marrëveshje nuk ka.

Ahmeti dhe Ambasadori i Spanjës gjithashtu folën edhe për sundimin e së drejtës, integrimin euroatlantik si dhe deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat