Zoran Jolevski, ministri i mbrojtjes nga radhët e VMRO-DPMNE muajin e kaluar kishte takuar kongresmenin republikan Dana Rohrabacher, para se ai të jepte deklaratën bombë për ndarjen e Maqedonisë.
Takimi siç mësohet është zhvilluar më 2 janar, ndërsa vetëm disa javë më pas ka pasuar deklarata e kongresistit amerikan që nxiti reagimin e Shkupit zyrtar. Nuk ka njohuri se Jolevski a është informuar rreth këtyre qëndrimeve nga Rohrabacher. Ky i fundit në një intervistë për Vizion Plus theksoi se ”Maqedonia është projekt i dështuar dhe tani kanë qenë të gjitha mundësitë e mundëshme për ndarjen e saj me shtet e rajonit përfshirë Kosovën dhe Bullgarinë”.
Dana Rohrabacher është kryetar i Komitetit të Jashtëm, detyra e të cilit është politikbërja amerikane jashtë SHBA-ve. Rohrabacher ka qenë edhe ndihmës i ish presidentit Ronald Regan.