LSDM-ja i propozon ligj të ri për gjuhët BDI-së

Maqedonia

LSDM-ja i propozon ligj të ri për gjuhët BDI-së

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 22:48
LSDM-ja

LSDM-ja ka përgatitur dokument prej 72 faqeve me të cilat e ka pranuar plotësisht platformën e partive shqiptare dhe detajisht ka propozuar ligj të ri për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, shkruan Tch duke u thirrur në burimet zyrtare të LSDM-së.

Zaev ka pranuar kushtet e partive shqiptare dhe ka prezantuar ligj të ri për zbatimin e dygjuhësisë në Maqedoni. Disa burime tjera thonë se ky dokument është diskutuar sonte në takimin mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, por pas përfundimit të këtij takimi Teuta Arifi nga BDI dhe Arben Taravari nga LR-PDSH, mohuan së është biseduar në lidhje me këto dokumente.

Zbatimi i dygjuhësisë ishte njëra nga kushtet, për të cilën dështuan bisedimet mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat