VMRO-DPMNE: LSDM-ja nuk guxon të flasë për infrastrukturë rrugore

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM-ja nuk guxon të flasë për infrastrukturë rrugore

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 19:52
VMRO-DPMNE

LSDM-ja është një parti e cila nuk guxon të flasë për projekte dhe investime në infrastrukturën rrugore. Maja e hipokrizisë është që LSDM-ja të flasë për rrugë të reja, kur ato nuk ndërtuan dhe nuk rikonstruan asnjë rrugë, theksojnë nga VMRO-DPMNE në reagimin e tyre në lidhje kumtesën e LSDM-së për infrastrukturën rrugore.

Sipas VMRO-DPMNE-së, e vetmja gjë që  është mbajtur mend nga qytetarët është fillimi i ndërtimit të autostradës Veles-Prilep të cilën asnjëherë nuk e përfunduan, këta të LSDM-së.

Për dallim nga koha e tyre kur ishin në pushtet, , sot si asnjëherë më parë investohet në ndërtimin e rrugëve dhe autostradave të reja në mbarë shtetin, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Për momentin zhvillohet ndërtimi i shumë autostradave një të njëjtën kohë, në ndërtim janë autostradat Demir Kapi-Smokvicë, Milladinovc-Shtip, Kërçovë-Ohër, Smokvicë-Gjevgjeli dhe Kumanovë-Milladinovc. Plotësisht në rrjedhë është edhe rikonstruimi i shumë rrugëve rajonale, siç janë, Manastir-Resnjë-Bukovë, Ura e Boshkut-Dibër, Koçan-Dellçevë, Opae-Beljakovc-Staniçiq dhe shumë e shumë të tjera në mbarë vendin.

Në periudhën në vijim është planifikuar ndërtimi i shumë rrugëve eksprese, si Shtip-Koçan, Rankovc-Kriva Pallankë, Shtip-Radovish, Manastir deri në vendkalimin kufitar Mexhitlija”, potencon  VMRO-DPMNE dhe thotë se në të ardhmen do të vazhdohet me investime si në infrastrukturën rrugore ashtu edhe në infrastrukturën hekurudhore në mbarë vendin, përfundon reagimi i VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat