Ahmeti pranon dokumentin me propozime nga Zaevi, çfarë përmban ajo?

Maqedonia

Ahmeti pranon dokumentin me propozime nga Zaevi, çfarë përmban ajo?

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:30
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Dokument me propozime për një qeveri koalicioni, të cilën e ka kërkuar me shkrim si garanci Ali Ahmeti nga Zoran Zaev javën e kaluar, ka arritur sot deri te BDI, konfirmojnë për median sllavo-maqedonase burime partiake nga LSDM dhe BDI.

Nga BDI refuzojnë të sqarojnë se çfarë ka në paketë përveç ligjit për gjuhën shqipe, të cilin e konfirmuan. Nga LSDM-ja, për televizionin shkurtimisht kanë thënë se dokumenti është një.

Negociatorët udhëheqës të LSDM-së dhe BDI-së, megjithatë, vazhdimisht takohen, kurse BDI thonë se në tavolinë bisedohet për BE-në, NATO-n, PSP, si dhe platformat zgjedhore të të dyja partive në zgjedhje.

Sipas portalit në BDI është planifikuar seancë qendrore për propozimet e LSDM-së. Sipas portalit, në një pjesë të materialeve ka edhe ndryshime në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat