Ende nuk janë përgatitur dokumentet me shkrim që BDI i kërkon nga LSDM

Maqedonia

Ende nuk janë përgatitur dokumentet me shkrim që BDI i kërkon nga LSDM

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 14:35
Ilustrim

LSDM ende nuk nuk i ka të përgatitura dokumentet me letër të garantuar të cilat i kërkon BDI për koalicionim të mundshëm me qëllimin për të formuar qeverinë, bën të ditur Plusinfo nga burime të partisë.

Për kundër shkrimeve në disa mediume se dokumentet janë duke u përgatitur dhe se së shpejti do të dorëzohen deri te kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, burime nga partia thonë se ajo është një spekulim dhe se ende nuk është përgatitur asnjë dokument. Burimet shpresojnë se tema është tepër e ndjeshme për çfarë do qoftë komente në lidhje me zhvillimin e mëtutjeshëm të situatës.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM, Ivo Kotevski, për Plusinfo thotë se BDI nga partia e tij nuk ka kërkuar garancë me shkrim siç thoshte zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë.

Kotevski shton se edhe BDI duhet të qartësohet nëse qëndrimet e shprehura në profilin e Facebook-ut nga një nënkryetarët e BDI-së, Ixhet Memeti, janë qëndrime personale, qëndrime të partisë dhe/ose qëndrime të anëtarësisë.

Nga ana tjetër kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski në intervistë të Tv Nova të shtunën tha se nga partia e tij nuk është kërkuar garancë me shkrim, vetëm se kanë lajmëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat