Qeveria pa vendim konkret për familjet e përmbytura në Shkup

Maqedonia

Qeveria pa vendim konkret për familjet e përmbytura në Shkup

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 17:52
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Qeveria e Maqedonisë akoma nuk ka vendosur për fatin e banorëve nga zonat e përmbytura të strehuar në disa konvikte të Shkupit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale një ditë më parë njoftoi se vendimi do të familjet e përmbytura do të miratohet të mërkurën në Qeveri, por Ibrahim Ibrahimi sot deklaroi se Qeveria më së voni do ta miratojë këtë vendim.

“Mendoj se qeveria më së voni nesër do të miratojë vendim , i cili mendoj se do të jetë pozitiv dhe me të cilin do të zgjatet afatin për strehimin e tyre deri në Prilli por ndoshta edhe më shumë . Familjeve që janë të dëmshpërblyer dhe që nuk kanë filluar me rindërtimin e shtëpive do tu japim afat shtesë që ta bëjnë të njëjtën me paratë që i kanë marrë nga shteti”, tha Ibrahim Ibrahimi ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Disa familje që u goditën nga përmbytjet në rajonin e Shkupit, më 6 gusht të viti të kaluar ishin vendosur në konvikte studentore, ndërsa disa të tjera vazhdojnë të qëndrojnë tek familjarët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat