Ambasada ruse në Maqedoni: Dalja nga kriza, në bazë të Kushtetuës

Maqedonia

Ambasada ruse në Maqedoni: Dalja nga kriza, në bazë të Kushtetuës

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:20
Ilustrim

Ambasada e Rusisë në Maqedoni, ka kërkuar nga qeveria e Maqedonisë që zgjidhja e situatës politike të bëhet në bazë të parimeve kushtetuese të pranuara nga shoqëritë demokratike.

“Jemi të bindur se dalja nga kriza e brendshme e thellë politike që ka përfshirë Republikën e Maqedonisë, mund të gjendet vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe në bazë të normave të përgjithshme të një shoqërie demokratike”, thuhet në komunikatën e kësaj ambasade.

Më tutje ambasada e këtij shteti ka deklaruar se Rusia përkrah sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë si shtet i pavarur dhe sovran.

“Dënojmë tentimet e forcave të jashtme për të keqpërdorur faktorin e komplikimit të marrëdhënieve ndëretnike për qëllime të veta konjukturale. Këto veprime të rrezikshme janë rrezik për shtetin dhe i shkaktojnë dëm të madh interesave të vendit, por edhe bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal”, thekson ambasada ruse. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat