223 aplikacione vetëm në thirrjen e parë të programit Erazmus+

Maqedonia

223 aplikacione vetëm në thirrjen e parë të programit Erazmus+

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:06
Spiro Ristovski dhe Erazmus+

Në thirrjen e parë të programit arsimor të BE-së Erazmus+ për vitin 2017, i cili ka përfunduar më 2 shkurt deri te Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilizim, kanë arritur 223 aplikacione, që është rritje prej 29,5 përqind në krahasim me thirrjen e parë publike për këtë program vitin e kaluar, kur kanë arritur 172 aplikacione.

Thirrja e parë për Erazmus+ në vitin 2017 parashikon shpërndarje të gjithsej 3,15 milionë eurove, ndërsa vlera e kërkuar në 223 aplikacionet është gjithsej 8,43 milionë euro. Aplikacionet e pranuara, të cilat do të marrin mbështetje do të publikohen në fund të prillit.

“Pjesa më e madhe e tyre janë projekte për mbështetje të arsimit të lartë. Pastaj, projektet në fushën e arsimit profesionist të mesëm, projekte të përgatitura nga gjimnaze, shkolla fillore dhe institucione parashkollore dhe projekte për mbështetje të arsimit të të rriturve dhe mobilitet të të rinjve”, tha në konferencën për shtyp zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, njofton AIM.

Për programin Erazmus + në vitin 2017 ka edhe dy thirrje publike, që janë në vijim. Afati përfundimtar për thirrjen e dytë është 26 prilli, ndërsa për të tretin 4 tetori. Ristovski dhe Dimitriev apeluan deri te kandidatët potencialë që të përgatisin projekte cilësore dhe konkurruese de të aplikojnë për mjete evropiane financiare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat