E Majta: Ka zgjidhje për problemet e kombinatit ‘Jugohrom’

Maqedonia

E Majta: Ka zgjidhje për problemet e kombinatit ‘Jugohrom’

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 12:07
Ilustrim

Partia majtiste në Maqedoni ‘E Majta’, në lidhje me problemet e Jugohromit, që rezultoi me protestat e djeshme për shkak të rihapjes së kombinatit sepse punëtorët janë të papunë si dhe vendosja e filtrave të këtij kombinati.

E Majta ofron dy opcione për zgjidhjen e problemeve:

1. Nëse qeveria është e gatshme t’i pret shefat e ‘Jugohrom’-it për t’i vendosur standardet ekologjike për prodhim, atëherë punëtorëve të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të mosfunksionimit të fabrikës t’i sigurojë para për periudhën deri te rifillimi i fabrikës.

2. Nëse shefat e ‘Jugohrom’ me këmbëngulësi refuzojnë për t’iu nënshtruar standardeve ekologjike për prodhim, me arsyetimin se ajo ishte humbje, në vendosjen e standardeve ekologjike të fabrikës të investojë shteti, kurse ajo ta kompenzojë përmes kapitalit adekuat të fabrikës shtetërore.

E Majta shton se mjaftë ishte keqpërdorimi i punëtorëve nga shefat me qëllim për të rritur fitimin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat