Ja çka thonë nga ambasada amerikane për zhvillimet në Maqedoni

Maqedonia

Ja çka thonë nga ambasada amerikane për zhvillimet në Maqedoni

Më: 30 janar 2017 Në ora: 15:00
Ambasada amerikane në Shkup

Ambasada SHBA-ve përmes një deklarate për Tv21 ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit pas dështimit të përpjekjeve të mandatarit Nikolla Gruevski për të formuar Qeverinë. Në deklaratë theksohet se “Ambasada e SHBA-ve po e ndjek procesin e formimit të qeverisë dhe fton partitë të vazhdojnë bisedimet që do të shpiejnë drejt formimit të qeverisë së re”.

“Shpresojmë të punojmë së bashku me Qeverinë e Maqedonise, pasi që ajo të jetë formuar, për të avancuar integrimet euro-atlantike, nëpermjet implementimit të reformave të marrëveshjes së Përzhinës, posaçërisht në sferën e sundimit te ligjit. Në këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara mbeten partner i Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve dhënë për TV21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat