Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 29 janar 2017 Në ora: 09:39
Ilustrim

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë përmes rrethrrotullimit në Manastir është në ndalesë. Komunikacioni në këtë drejtim zhvillohet përmes qytetit të Manastirit.

Komunikacioni në rrugët tjera të shtetit po zhvillohet në kushte dimërore dhe korosi të lagura. LAMM ju bën thirrje vozitësve të kenë kujdes, për shkak se në temperatura të ulëta është e mundur të paraqitet shtresë e akullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat