Muzeu i Strugës ka siguruar disa projekte me rëndësi nga Ministria e kulturës

Maqedonia

Muzeu i Strugës ka siguruar disa projekte me rëndësi nga Ministria e kulturës

Më: 27 janar 2017 Në ora: 20:59
Muzeu i Strugës

Muzeu i Strugës ka siguruar nga Ministria e kulturës projekte për mbrojtje preventive të eksponteve muzeore nga dëmtuesit, për konzervimin e materialit të qeramikës nga koleksioni arkeologjik dhe konzervim të mjeteve metalike.

Muzeu ka siguruar edhe projektin për përgatitjen e elaboratit për rivalorizim të koleksionit të artit të Vangjel Koxhomanit, ndërkaq janë paraparë edhe punëtori edukative për liqenin e Ohrit dhe për trashëgiminë kulturore të Strugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat