Donacion amerikan i pajisjes për përballje me vërshimet

Maqedonia

Donacion amerikan i pajisjes për përballje me vërshimet

Më: 27 janar 2017 Në ora: 09:54
Ilustrim

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të prnaojë donacion – pajisje për përballje me pasojat nga vërshimet.

“Pajisja përbëhet nga veshje elestike rezistente ndaj ujit, çizme gome, maska mbrojtëse me filter, llamba baterie për në ballë dhe reflektorë për vërshime. Pajisja e donuar do të përdoret gjatë përballjes me vërshimet nëse ka nevojë për të”, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Pranim-dorëzimi zyrtar do të shoqërohet edhe me nënshkrim të marrëveshjes ndërmjet Ambasadës dhe Drejtorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat