Poposki: Holokausti nuk duhet të harrohet

Maqedonia

Poposki: Holokausti nuk duhet të harrohet

Më: 26 janar 2017 Në ora: 14:20
Poposki

Holokausti nuk duhet të harrohet, por duhet edhe të nxjerrim mësim për neve dhe posaçërisht për gjeneratat e reja që ngjarjet e këtilla dhe të ngjashme asnjëherë të mos përsëriten. Angazhimi dhe obligimi ynë është që sot, nesër dhe në vitet të cilët janë para nesh t’u tregojmë respekt të gjithë viktimave të holokaustit duke i përfshirë edhe 7.144 hebrenjtë nga Maqedonia të cilët më 11 mars të vitit 1943 u deportuan në logorin e vdekjes në Treblinka.Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në fjalimin në ceremoninë komemorative me rastin e 27 janarit – Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit.

Sipas tij shembujt e antisemitizmit, mohimit të holokaustit, diskriminimit sipas shumë bazave, si dhe gjuha e urrejtjes gjithnjë e më shpesh janë prezente në mbarë Evropën. Kjo jo vetëm që ka implikime negative për hebrenjtë por negativisht reflektohet dhe mbi vlerat themelore evropiane. Për fat të keq, thotë, parashikimet janë se trendi i këtyre dukurive posaçërisht antisemitizmi do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se i njëjti është më i shpejtë se sa masa të cilat ndërmerren kundër dukurive të këtilla.

Një nga problemet e mëdha është promovimi i tyre përmes rrjeteve sociale dhe internetit. Për ballafaqim me këto trende nevojitet avancim i vazhdueshëm i njohurive dhe sendërtim të gjithë faktorëve përgjegjës shoqëror posaçërisht të gjeneratave të reja, punonjësve arsimor me aspekte historike dhe bashkëkohore të cilët u përkasin holokaustit.

Republika e Maqedonisë është e përkushtuar në ruajtjen e kujtimit dhe përgjegjësisë historike për holokaustin. Aktivisht jemi të kyçur në aleancën ndërkombëtare për përkujtim të holokaustit – IHRA delegacioni i lartë i të cilës do të marrë pjesë në ngjarjet e sivjetme komemorative nga 11 marsi, ditën e deportimit të hebrenjve nga Maqedonia. Përqëndrimin e angazhimeve tona e vendosim tek të rinjtë dhe çështjet e kujtimit dhe shënimit të datave më të rëndësishme, arsimi dhe hulumtimi”, tha Poposki.

Mes tjerash, në bashkëpunim me institucionet, me organizatat joqeveritare dhe Qendrën për holokaust në Shkup, shtoi ai, janë bërë përkthime të disa nga dokumentet themelore të IHRA-së për atë se si të mësohet holokausti të cilët përmes MASH-it do të dërgohen deri te shkollat në Maqedoni dhe është nënshkruar memorandum për bashkëpunim me Qendrën memoriale të holokaustit në Maqedoni.

Kryetarja e Bashkësisë hebreaike në Maqedoni Berta Romano Nikoliq theksoi se sot është dita kur duhet t’i kujtojmë gjashtë milionë hebrenjtë, midis të cilëve edhe 7.114 nga Maqedonia të cilët ishin viktimë e një urrejtjeje ideologjike – holokausti. Holokausti, theksoi ajo, çdoherë do ta parashtrojë pyetjen se çka ndodhi me kompasin moral të njerëzimit për shkak se njerëzit nuk lindin me urrejtje por e mësojnë.

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Jess Baily theksoi se në këtë ditë u jepet nder dhe kujtohen ata ardhmëria e të cilëve asnjëherë nuk erdhi. “Këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që bota asnjëherë të mos tolerojë një krim të tillë edhe një herë”, tha Baily.

Ambasadori izraelit Dan Orian porositi se duhet të sigurojmë që ta kujtojmë çdo viktimë të holokaustit. Përkujtoi se Maqedonia ishte e para në Ballkan e e cila miratoi dhe e zbatoi ligjin për pronat hebraike, shembull të cilin thotë, do ta ndjekë edhe Serbia.

Para të pranishmëve pati fjalim edhe Sarame Gutman nga izraeli, vajza e Gita Shami, hebrenjua e vetma nga Maqedonia e cila e ka mbijetuar Holokaustin në logorin Aushvic-Birkenau.Pasoi edhe promovimi i vepërs së saj “Mishlloah Manot – rrëfim jetësor për familjen e saj Shami – Kalderon nga Manastiri dhe për të ëmën e saj Gota Kalderon e cila është hebrenja e vetme nga Maqedonia e cila e ka mbijetuar holokaustin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat