Ndahen mirënjohjet e para për ndërmarrjet nga Fondi për inovacione në Maqedoni

Maqedonia

Ndahen mirënjohjet e para për ndërmarrjet nga Fondi për inovacione në Maqedoni

Më: 25 janar 2017 Në ora: 20:53
Ilustrim

Nëntë start-up ndërmarrjeve të para të cilat me sukses i kanë përfunduar projektet e mbështetura nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik, sot u janë dhënë mirënjohje.

Drejtoresha e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jasmina Popovska, në fjalimin tha se tashmë katër vite zbatojnë aktivitete për konkurrencë më të madhe të ndërmarrjeve të Maqedonidë përmes vendosjes së inovacioneve.

Ajo potencoi se është parashikuar formim i Fondit për investime të kapitali dhe se planifikojnë të punojnë për zhvillimin e tij këtë vit, ndërsa deri në fund të viti 2019 përmes tij të shpërndajnë rreth 30 milionë euro.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Mitko Aleksov, tha se me projekte dhe aktivitete të tilla, donacion merr njohuria dhe inovacioni për llogari të lëndëve të para, energjia dhe puna fizike dhe shtoi se kjo është ardhmëria ndaj së cilës duhet të synojë ekonomia e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat