‘Të rritet siguria në vendin e punës në Maqedoni’

Maqedonia

‘Të rritet siguria në vendin e punës në Maqedoni’

Më: 25 janar 2017 Në ora: 13:43
Ilustrim

Dialog dypalësh për siguri dhe shëndet gjatë punës ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve në Maqedoni nuk është mjaft i zhvilluar dhe nevojitet intensifikimi i tij sepse një pjesë e madhe e çështjeve lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen në vendin e punës janë të zgjidhshme në nivel të kompanive, u theksuar në debatin e sotëm që e organizon Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës në bashkëpunim me LSM.

Kryetari i Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, Millan Petkovski konsideron se më me rëndësi është të ndërtohet kultura e veprimit preventiv, përkatësisht të kuptohet se punëtori i shëndoshë është benefit për secilën kompani.

Sipas panelistëve u arritë përfundimi se me rëndësi është që të sigurohen vende të punës të sigurta për punëtorët dhe të ulet numri i fatkeqësive në vende të punës, poashtu edhe të rritet roli i personave të angazhuar për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës në vetë kompanitë.

Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës është miratuar në vitin 2007, ndërsa me ndryshimet e tij është përforcuar roli i kryetarit të sindikatës i cili së paku dy herë në vit duhet të kryejë kontroll të vendeve të punës dhe të informohet për të gjitha llojet e shkeljeve në vendin e punës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat