Edhe pesë ditë për Gruevskin, partitë qëndrime të ndryshme për formimin e Qeverisë së re

Maqedonia

Edhe pesë ditë për Gruevskin, partitë qëndrime të ndryshme për formimin e Qeverisë së re

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:43
Qeveria e Maqedonise (ndertesa)

Edhe pse ditë kanë mbetur nga afati për të formuar Qeverinë e re, mandatin për të cilën e ka ish kryeministri Nikolla Gruevski. Partitë të cilat për momentin po zhvillojnë bisedimet OBRM-PDUKM dhe BDI në opinion kanë pasur qëndrime të kundërta sa i përket mandatit të PSP-së dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Kryetari Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se jemi të bindur se do të formohet qeveri, qoftë OBRM-PDUKM – BDI apo LSDM – BDI, sipas Kasamit duhet të presim.
Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë që asnjë parti nuk duhet të shkel vijat e kuqe dhe të mos tërhiqet nga pikat e deklaratës së firmosur.

Muhamed Ismaili, nga Aleanca për Shqiptarët tha se pikat në deklaratën e nënshkruar patjetër të pranohen nga mandatari cilido qoftë ai, pasi që siç thotë është koha e fundit që të realizohen në Maqedoni.

Partia Liberal Demokrate pret që në këto 5 ditë të mos formohet qeveria mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së dhe pastaj mandati siç thonë ti jepet LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat