Komunikacioni zhvillohet në kushte dimri, mjegull në Tetovë dhe disa qytete tjera

Maqedonia

Komunikacioni zhvillohet në kushte dimri, mjegull në Tetovë dhe disa qytete tjera

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:09
Ilustrim

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri dhe vende vende nëpër rrugë të lagështa. Ka paraqitje të mjegullave me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në aksin rrugor Veles-Katllanovë dhe Tetovë.

Në aeroportin ‘Aleksandri i Madh’ janë realizuar deri më tani fluturimet e caktuara me përjashtim për fluturimin nga dhe për në Stamboll, tregojnë të dhënat në faqen e internetit të koncesionarit të aeroporteve TAV Maqedoni.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, respektim të shenjave të komunikacionit.

Kujdes, obligiimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore ende është në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat