MPB mohon keqtrajtimin ndaj Valdet Zeka

Maqedonia

MPB mohon keqtrajtimin ndaj Valdet Zeka

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:39
Rasti i Kumanoves

Ministria e Brendshme hedh poshtë deklarimet e avokatëve të grupit të Kumanovës, se klientët e tyre janë keqtrajtuar gjatë transportit për në gjykatë dhe anasjelltas. Sipas qëndrimit të Ministrisë së Brendshme, i akuzuari Valdet Zekaj nuk është keqtrajtuar.

Pavarësisht se hetimi i MPB-së është bërë i njëanshëm duke shpërfillur palën mbrojtëse, dikasteri i Agim Nuhiut konsideron se ndaj të akuzuarve për terrorizëm në rastin “Lagja e Trimave”, nuk është konstatuar dhunë. Edhe pse e kërkuam raportin e Kontrollit të brendshëm, MPB nuk na e mundësoi.

“Nga bisedat që kemi zhvilluar me zyrtarët policorë dhe të policëve në burgje të cilët kanë marrë pjesë në transportimin e të akuzuarve, por duke u bazuar edhe në video incizimet nga transportimi i të akuzuarve nga burgu për në gjykatë dhe anasjelltas është konstatuar se gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pasur kontakt as verbal dhe as fizik mes policëve dhe të akuzuarve, aq më tepër të jenë përdorur mjete për të ushtruar dhunë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat