Veliçkovski merr pjesë në samitin për automjete të blinduara në Londër

Maqedonia

Veliçkovski merr pjesë në samitin për automjete të blinduara në Londër

Më: 23 janar 2017 Në ora: 14:28
Shefi i shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-kolonel Metodija Veliçkovski

Shefi i shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-kolonel Metodija Veliçkovski, po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të merr pjesë në Samitin e 17-të ndërkombëtar për automjete të blinduara.

Siç bëjnë të ditur nga ARM-ja, Veliçkovski do të flet në Londër në panel diskutim, në temën ”Sfidat me të cilat ballafaqohen komandantët e forcave tokësore, sot dhe nesër, në tërë spektrin e rrethimit”.

Si një takim më i madh vjetor në këtë sferë në nivel botëror, samiti paraqet mundësi të vetme për ndarje të përvojave të ndryshme dhe këshillave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat