Policia vazhdon kërkimin e nënës së Hazbijës

Maqedonia

Policia vazhdon kërkimin e nënës së Hazbijës

Më: 22 janar 2017 Në ora: 09:11
ilustrim

Policia tani më një javë ka kërkuar dhe nuk e ka gjetur të ëmën e vajzës 19 muajshe Hazbija Krasniqi, e cila ka braktisur fëmijën dhe e ka lënë të jetojnë në kushte të mjerueshme, në një lagje afër lumit Pena në Tetovë, pa ngrohje, ushqim dhe pa kujdes të nënës.

Nga Qendra për punë sociale në Tetovë, thonë se Hazbija do të vazhdojë të qëndrojë tek gruaja tetovare e cila e mori nën kujdes deri sat ë përmirësohet gjendja e saj shëndetësore. Në rast se nuk gjendet e ëma e saj, në pajtim më babin, vajza do të dërgohet në Domin për fëmijë pa prindër në Manastir.

Babai i Hazbijës thotë se nuk pajtohet më atë që vajzën ta dërgojnë në Dom. Ai apelon që policia sa më shpejtë të gjejë bashkëshorten e tij, dhe bashkë të vendosin për të ardhmen e vajzës, deri atëherë ai lut gruan anonime nga Tetova që të kujdeset për Hazbijen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat