Analizat ndërkombëtare vërtetojnë se qytetarët e Gjevgjelisë pijnë ujë të helmuar

Maqedonia

Analizat ndërkombëtare vërtetojnë se qytetarët e Gjevgjelisë pijnë ujë të helmuar

Më: 21 janar 2017 Në ora: 11:40
Ilustrim

Nga iniciativa “Arsena” njoftojnë se nga analiza të ndërkombëtarëve që i ka realizuar një laboratori e licencuar nga Selaniku, në ujësjellësin e Gjevgjelisë është gjetur koncentrim prej 18 mikrogram arsen në një litër ujë.

Siç njoftojnë ata, rezultatet tregojnë prani të 80% koncentrim më të madh të metaloideve helmuese nga standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe rregullores së cilësisë së ujit të Maqedonisë e nënshkruar në vitin 2008.

Nga iniciativa “Arsena” theksojnë se heshtja e institucioneve, qeverisë lokale dhe ndërmarrjes komunale është joshembullorë dhe e dënueshme me ligj. Dhe ata përsëri ngrenë dyshim për filtrimin dhe dezinfektimin e ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat