Reshjet e dëborës vazhdojnë të shkaktojnë vështirësi në komunikacionin rrugor në Maqedoni. Si rezultat, ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda vazhdimisht shpallen për disa akse rrugore në vend.
Magjistraja Shkup – Bllacë, është përfshirë në hartën e zbatimit të ndalesës së qarkullimit të automjeteve të rënda. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se ndalesa për automjete të rënda ka edhe në Strazhë, Gjavatë, Mavrovë dhe drejtimin rrugor Vallandovë – Dojran.
Ndalesa është hequr për Pletvar dhe Presekë.