Varfëria e Maqedonisë në numra

Maqedonia

Varfëria e Maqedonisë në numra

Më: 14 janar 2017 Në ora: 21:30
Ilustrim

“Finance Think” ka publikuar disa statistika në lidhje me varfërinë e Maqedonisë. Në këto statistika mund të shihet se varfëria në Maqedoni është e madhe, edhe përkundër infromacioneve se rroga e paguar neto gjatë dhjetë viteve të fundit ka shënuar rritje.

Më poshtë i keni disa statistika sa i përket varfërisë në Maqedoni:

– 43% e të punësuarëve marrin rrogë më pak se 12 mijë denarë

– gjysma e të punësuarëve marrin rrogë prej 12 mijë deri 25 mijë denarë

– vetëm 8% e të punësuarëve marrin rrogë mujore prej 25 mijë denarë

– mesatarisht shkupjanët marrin 38,744 denarë në muaj

– banorët e rajonit verilindorë marrin 22,201 denarë në muaj

– 22,1% e qytetarëve të Maqedonisë janë të varfër dhe jetojnë me më pak se 7,200 denarë në muaj

– çdo i treti fëmijë në Maqedoni është i varfër

– çdo e dyta familje me tre ose më shumë fëmijë jeton në varfëri

– 26,3% e qytetarëve nuk mund ta ngrohin shtëpinë e tyre

– 70,6% nuk mund të kenë pushim vjetor as së paku një javë

– 10,9% nuk kanë mundësi ta vizitojnë mjekun kur kanë nevojë

– 40,3% nuk mund t’i paguajnë faturat komunale

– 14,4% jetojnë në kushte të tmerrshme (dritare të thyera, çati që rrjedhin, mure të lagura).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat