Gradeci i Gostivarit përballet me probleme në furnizimin me ujë

Maqedonia

Gradeci i Gostivarit përballet me probleme në furnizimin me ujë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 18:20
Ilustrim

Prej dy javësh një pjesë e madhe e banorëve të fshatit Gradec të komunës së Vrapçishtit janë pa ujë të pijshëm. Banorët ankohen se askush nuk interesohet për zgjidhjen e problemit. Banorët e Gradecit për tu furnizuar me ujë të pijshëm udhëtojnë deri në pjesën e poshtme të fshatit.

“Lart nuk ka që prej 15 ditësh, mbushim jashtë këtu ka nja dy çezma, kjo është”.

“Me kova mbajmë ujin andej këndej, nuk vijnë të interesohen, te unë në shtëpi nuk ka qenë. E ngrirë është ashtu thonë”.

“Thonë që lartë atje është e ngrirë hyrja e ujit nëpër tuba dhe tani nuk kanë mundësi të shkojnë atje sepse atje është shumë me borë vendi. Kërkojmë këtë problemin me ujin të na e rregullojnë pak dhe rrugët të na i pastrojnë sepse edhe udhët janë pa pastruar”.

“Ka një pjesë e madhe që nuk kanë aspak ujë, ka ndoshta një javë se di saktë”.

Komuna e Vrapçishtit është arsyetuar se për problemin e ujit nuk janë të informuar as nga këshilltarët komunal të Gradecit, e as nga banorët, ndërsa thonë se komuna nuk do mund të intervenojë, për shkak se mirëmbajtje e ujësjellësit, është në duart e vetë banorëve.

”Ne kemi edhe të punësuar edhe këshilltar të Gradecit, ne këtë informatë nuk e kemi pasur as me shkrim as gojarisht se ka ndonjë telash. Por për fat të keq këtë ujësjellës nuk e menaxhon ndërmarrja publike dhe për fat të keq përgjegjësia bie mbi ata që e menaxhojnë gjatë gjithë vitit” – deklaroi për Alsat-M, Bajram Kadriu, Kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Banorët e Gradecit përveç problemit të ujit, cdo ditë lëvizin në rrugë të papastruara . Komuna e Vrapçishtit fajin për këtë ia ka hedhur ndërmarrjes publike Rrugët e Maqedonisë.

”Për çdo ditë kemi kërkuar por edhe para një ore kam kërkuar që në pjesët ku janë paraqitur akullnajat të angazhohet ndonjë makineri që do e thyej akullin . dje pata kontakt me disa operator që thyejnë akull por edhe ata kanë problem me makinerinë me ngricat e makinave” – tha Kadriu.

Por, edhe përkundër faktit se nga kreu i Komunës së Vrapçishtit për mospastrimin e rrugëve është akuzuar ndërmarrja e Rrugëve, i pa pastruar është edhe vet oborri i kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat