MPB: Zhduken dy persona!

Maqedonia

MPB: Zhduken dy persona!

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:26
Ilustrim

Për dy persona nga Manastiri dhe Prilepi është paraqitur se janë zhdukur gjatë ditës së djeshme, kumtoi MPB.

Në stacionin policor Prilep, dje Q.J. nga fshati Zhitoshë (55) ka paraqitur se më 10 janar të këtij viti nga shtëpia, në drejtim të panjohur është larguar vëllau i tij Q.Z. (57). I zhdukuri më 11 janar rreth orës 8:30 është nisur drejt Spitalit të qytetit në Prilep, me qëllim që të marrë terapi sepse ka qenë person me pengesa mentale dhe sëmundje të konstatuar të epilepsisë, pas çka nuk është kthyer. Po ndërmerren mas apër gjetjen e personit, njofton AIM.

Në SPB-Manastir dje M.I (38) nga Manastiri ka paraqitur se më 8 janar të këtij viti nga shtëpia e saj në drejtim të panjohur është larguar nipi i saj 11-vjeçar nga vëllau, i ciloi shpesh herë nuk është kthyer në shtëpinë e paraqitëses por ka qëndruar tek të afërmit dhe shokët në lagjen Bair. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat