Dhjetëra të pastrehë në Shkup dimrin e kalojnë në rrugë

Maqedonia

Dhjetëra të pastrehë në Shkup dimrin e kalojnë në rrugë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 22:56
Ilustrim

Dimri i acartë ka gjetur të pastrehë dhjetëra persona të cilët edhe në këtë periudhë ku zhiva e termometrit po ulet dukshëm nën zero, ata kalojnë ditët dhe netët nëpër rrugët e qytetit. Qiell i hapur mbi kokë dhe bora e akulli nën këmbë, përbëjnë një lloj tjetër të sfidës së jetës së tyre. Në këto ditë, tani më ata nuk luftojnë që të mbijetojnë pa ushqim, por që të mos vdesin nga i ftohti. Zjarri i ngrohtë për ta është luks që mund ta përjetojnë vetëm në imagjinatën e tyre.

Për t’u solidarizuar me gjendjen e tyre, punkti për personat pastrehë “Momin Potok”, ka rritur aktivitetet humanitare ditëve të fundit. Ky punkt, i cili për shkak të temperaturave të ulëta po punon 24 orë në ditë, ka hapur dyert duke i’u ofruar strehim dhe ndihmë kësaj kategorie. Një pjesë e personave të pastrehë ka disa ditë janë drejtuar në këtë qendër për të kërkuar ndihmë.

Argjend Çilafi nga Kryqi i Kuq i Shkupit, tha se me uljen e temperaturave gjatë ditëve të fundit është rritur numri i personave që janë drejtuar te ky punkt për të kërkuar ndihmë.

“Gjatë këtyre tre ditëve të fundit numri është mbi 20 kështu që shpresojmë që deri të dielën edhe pse njohuri se temperaturat do të rriten shpresojmë se numri i të pastrehëve do të zvogëlohet.”, tha më tej ai.

Çilafi njoftoi se deri të hënën punkti do të funksionojë 24 orë në ditë por varësisht prej kohës punkti do të jep i hapur edhe pas të hënës në qoftë se është nevoja.Por, persona të kategorisë së rrezikuar sociale mund të hasim kudo nëpër qytet. Ata i hasëm edhe sot në rrugët e Çarshisë së Shkupit, të cilët pavarësisht motit të ftohtë, presin perëndimin e diellit në rrugë ku kërkojnë solidarizim dhe bamirësi nga kalimtarët e rastit dhe të mbledhin ndonjë monedhë për të siguruar kafshatën për veten dhe për familjen. Ata i jepnin edhe sot një pamje të zymtë dhe të trishtë qytetit të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat