Edhe ministri Ibrahimi mund të ballafaqohet me padi

Maqedonia

Edhe ministri Ibrahimi mund të ballafaqohet me padi

Më: 12 janar 2017 Në ora: 20:46
Ibrahim Ibrahimi

Gjykatat do të kenë mjaft punë me rastet në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë. Acarimet mes sindikalistëve dhe ministrave po rriten dhe me atë rriten edhe paditë penale. Ish ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, kërkon falje publike nga Ibrahim Ibrahimi, për siç thotë, gënjeshtrat e në lidhje me sulmet nga ana e Zhivko Mitrevskit.

“Unë nuk jam e thirrur të komentojë gjendjen dhe ngjarjet në LSM. Aq më pak nuk do të komentoja gënjeshtrat dhe shpifjet, të cilat kanë për qëllim defokusimin nga çështjet reale. Atë Mitrevski gjykon para gjykatave, tregon për respektin e tij ndaj institucioneve”, deklaroi Remenski.

Zhivko Mitrevski, në studion e “24 Vesti” akuzoi ish ministren dhe tregoi vendimin që e ka marrë nga ministri i ri Ibrahim Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat