Kasami dhe Limaj shprehen për bashkëpunim ndërshqiptarë

Maqedonia

Kasami dhe Limaj shprehen për bashkëpunim ndërshqiptarë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 16:10
Pamje nga takimi

Sot, bashkërenduesi i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar takim me kryetarin e NISMA për Kosovë, Fatmir Limaj. Në takimin e zhvilluar, kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Maqedoni e Kosovë.

Nga Nisma kanë thënë se janë të interesuar që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat  e veta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kur Maqedonia është mirë në frymën e zhvillimeve demokratike atëherë është shumë më i lehtë zhvillimi i Kosovës.

”Ne jemi të interesuar që të zhvillojmë sa më shumë bashkëpunime me Kosovën, por edhe me Shqipërinë sepse vetëm duke u angazhuar së bashku mund të realizojmë objektivat tona në tëmirë të kombit shqiptar kudo që jetojnë dhe veprojnë”, ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat