420 qytetarë presin përgjigje nga PSP nëse kanë qenë të përgjuar nga DSK

Maqedonia

420 qytetarë presin përgjigje nga PSP nëse kanë qenë të përgjuar nga DSK

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:53
PSP

Deri më sot, 420 njerëz, përmes e-mail ose postës deri te Prokuroria Speciale Publike kanë paraqitur kërkesat e tyre për të mësuar nëse numrat e tyre të telefonit privat janë përgjuar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015. Deri në 27 e muajit të fundit deri te PSP kanë arritur 130 kërkesa. Këta qytetarë janë të interesuar nëse DSK i ka përdorur tanimë në lëndën e famshme “Target”.

“Personat për të cilët do të konstatohet se kanë shfrytëzuar numra telefoni të cilat kanë qenë lëndë e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, si dhe personat për të cilët do të konstatohet se kanë qenë bashkëbisedues në numrin e ndjekur telefonik, do të ftohen në cilësinë e personave të dëmtuar”, thonë nga PSP.

Lënda ‘Target’, ishte e hapur më 18 nëntor të vitit të kaluar ku sipas PSP-së, dhjetë zyrtarë të DSK-së, nga 2008 deri në vitin 2015, në mënyrë të paligjshme i kanë përgjuar 5.827 persona, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe politikanë, biznesmenë, gazetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat