‘Argumentet dhe drejtësia janë në anën tonë’

Maqedonia

‘Argumentet dhe drejtësia janë në anën tonë’

Më: 10 janar 2017 Në ora: 15:28
LSM

Katër degët sindikale Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Minierave (SIEM), DOJSH, Agro Sindikata dhe SUTKOZ përmes një komunikate me shkrim deri te mediat rekomandojnë se janë vendosur që ta vazhdojnë luftën përmes institucioneve, sepse janë të bindur se argumentete dhe drejtësia janë tërësisht në anën e tyre.

‘Për këtë gjatë ditës së nesërme do të kërkojmë pritje tek ministrat e MPPS dhe MPB që të marrim përgjigje si është prishur vendimi për emërimin e Darko Dimovskit, respektivisht kush ka dhënë urdhër që policia të hyjë në ndërtesën e LSM-së dhe të mos lejojë të hyjnë të punësuarit në sindikata’, thuhet në kumtesën e katër degëve sindikale.

Zharko Mitrevski, thuhet në kumtesë, përhap akuza të rreme për katër sindikatat, të cilat në mënyrë të pabazë, iostatutare dhe joligjore i ka shkyçur nga LSM-ja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat