Rrugët janë me borë, rekomandohet vozitje e kujdesshme!

Maqedonia

Rrugët janë me borë, rekomandohet vozitje e kujdesshme!

Më: 10 janar 2017 Në ora: 08:43
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. Siç kumtoi LAMM, për shkak të temperaturave të ulëta, vende-vende është e mundur dukuria e ngricave.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese është vendosur në vendkalimet malore Strazhë, Pletvar, Gjavatë dhe Presekë, si dhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Reshje të borës me intensitet të dobët ka në tërë Maqedoninë. LAMM rekomandin vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar dhe respektim të sinjalizimit rrugor. Në gryka malore është e mundshme dukuria e paraqitjes së shembjeve, si në drejtimet rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat