Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në kushte dimri

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në kushte dimri

Më: 9 janar 2017 Në ora: 19:02
Ilustrim

Ndërmarrja publike ”Rrugët e Maqedonisë” bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet në kushte dimri, nëpër korsi kryesisht të lagështa, ndërsa në disa vende edhe me mbetje bore.

Borë e pakët bie në Strazhë, Mavrovë dhe Smojmirovë. Në Strazhë është rikthyer ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda, por edhe në rrugën Mavrovë-Dibër.

Temperaturat e ulëta mund të ndikojnë në shfaqjen e ngricave nëpër rrugë. ”Rrugët e Maqedonisë” njofton se ekipet e saj kujdestare janë në terren dhe punojnë në mirëmbajtjen e rrugëve, duke apeluar që shoferët të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat