Gruevski e kërcënon BDI-në

Maqedonia

Gruevski e kërcënon BDI-në

Më: 9 janar 2017 Në ora: 10:20
Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti

Partitë politike në Maqedoni janë në pritje të dhënies së mandatit nga Presidenti Ivanov që sipas Kushtetutës do ta marr Nikolla Gruevski, kryetar i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë.

Në rendin e intervistave të ish-kryeministrit Gruevski për mediume pro partisë së tij, ai ka realizuar edhe një intervistë për gazetën ”Dnevnik”.

Media ju sjell një pjesë të intervistës që duket si kërcënim dhe paralajmërim për BDI-në e Ali Ahmetit.

Në pyetjen e gazetares: Si do të pengoni që partitë shqiptare të bëjnë koalicion me LSDM-në?
Gruevski përgjigjet: E dinë në BDI si!

Përndryshe, Gruevski thotë se nëse BDI nuk futet me ta në koalicion atëherë ata duhet të mendojnë se si i morën në koalicion në vitet 2008, 2011 dhe 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat