Komunikacioni në Maqedoni kryesisht zhvillohet në kushte të vështira

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni kryesisht zhvillohet në kushte të vështira

Më: 9 janar 2017 Në ora: 08:48
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në mënyrë të vështirësuar, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë.

Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Ndalesa për kamionë është larguar në aksin rrugor Koçan-vendkalimi kufitar Dellçevë.

Të mbyllur për komunikacion janë rrugët drejt fshatit German, Goshincë dhe Alshevc, ndërsa për shkak të mbetjeve të borës i ndërprerë është edhe qarkullimi në aksin rrugor Prilep-Vitolishte.

Komunikacioni me vështirësi po zhvillohet në aksin rrugor Kumanovë-Kriva Pallankë për shkak të borës.

LAMM rekomandin kujdes në drejtimin e automjeteve, posaçërisht në akset rrugore Koçani-Makedonska Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat