Kështu ishin temperaturat sot në mëngjes nëpër të gjithë qytetet e Maqedonisë

Maqedonia

Kështu ishin temperaturat sot në mëngjes nëpër të gjithë qytetet e Maqedonisë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 08:18
Ilustrim

(E plotësuar) - Maqedonia është kapluar nga i ftohti dhe nga ngricat. Deri tani, i ftohti ka marrë një jetë dhe kjo ka mërzitur qytetarët e Maqedonisë.

Temperaturat që janë matur sot në mëngjes kanë qenë tmerruese:
Në Mavrovë në mëngjes temperatura ka qenë -21 gradë Celsius. -20 ka qenë në Manastir, Tetovë dhe Lazaropole, -19 ka qenë në Krushevë, -18 ka qenë në Dibër dhe Prilep, -17 ka qenë në Pozharane dhe Kumanovë, -16 ka qenë në Kriva Pallank dhe në Gjurishte.

Nga matja e trashësisë së borës në ora 8 më shumë ka rezultuar se ka borë në Demir Kapi ku janë matur 7 centimetër.

Mot i ftohtë edhe sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë shumë i ftohtë, me ngrica si dhe kushte për reshje të dobëta të dëborës në orët e mbrëmjes.

Temperatura e mëngjesit ka arritur deri më -24 gradë C, kurse gjatë ditës do të lëvizë deri -4 gradë C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat