Mediat dhe maqedonasit e kryqëzojnë marrëveshjen e partive shqiptare

Maqedonia

Mediat dhe maqedonasit e kryqëzojnë marrëveshjen e partive shqiptare

Më: 7 janar 2017 Në ora: 21:49
Takimi historik i pasrtive shqiptare

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë bërë një hap të madh duke u ulur në një tavolinë për të rregulluar gjendjen e qytetarëve shqiptarë në këtë shtet duke e hartuar një platformë të përbashkët dhe kjo nuk ju pëlqen mediave në gjuhën maqedone.

Portali mkd.mk e ka filluar shkrimin e saj për këtë temë me pyetjen: ”Si është e mundur që 100-sha të jetë më e vogël se 20-sha?” duke aluduar në numrin e deputetëve shqiptarë(20) dhe maqedonas(100).

I njejti portal thotë ”Qeveria e re do të varet nga dëshira e 20 deputetëve e jo nga shumica. Që të ketë jetëgjatësi kjo qeveri duhet të përmbush kushtet si: dygjuhësia në të gjithë territorin e Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të jetë në mesin e atyre 20 deputetëve dhe vendimet e rëndësishme për shtetin të sillen nga ata 20 deputetë.”

Media tjetër, Republika, që vlerësohet si mashë e pushtetit të OBRM-PDUKM-së e ka vlerësuar këtë marrëveshje si sulmuese ndaj himnit, stemës dhe flamurit të Maqedonisë.

Qytetarët maqedonas gjithashtu janë të habitur se si është e mundur që partitë shqiptare të bashkohen për interesat e qytetarëve shqiptarë kurse partitë maqedonase të mos bashkohen kur janë në pyetje interesat e qytetarëve të tyre.

Një qytetar maqedonas thotë ”Si arritëm deri këtu? Politikanët shqiptarë gjithmonë janë bashkuar kur është në pyetje interesi i shqiptarëve në Maqedoni? Të tanëve nuk ju ndien për neve!” shkruan një qytetar në Twitter.

”Është e mjerueshme që shqiptarët janë të bashkuar për interesat e tyre, e tanët ju nxjerrin sytë njëri tjetrit.” shkruan qytetari tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat