Studentët dhe pensionistët edhe këtë vit do të udhëtojnë pa para me tren

Maqedonia

Studentët dhe pensionistët edhe këtë vit do të udhëtojnë pa para me tren

Më: 7 janar 2017 Në ora: 18:16
Ilustrim

Studentët dhe pensionistët edhe këtë vit do të mund të udhëtojnë pa para me tren për shkak se projekti nuk do të ndërpritet. Trenat e ri të cilët e kanë përmirësuar kualitetin e shërbimeve dhe udhëtimi pa para për studentët dhe pensionistët, ka ndihmuar që për një vit të rritet për 200% numri i udhëtarëve në hekurudha.

Nga hekurudhat vitin 2016 e vlerësojnë si vit solid, por jo më i mirë se viti 2015. Nëse nuk do të ndodhte greva katërmujore nga ana e Greqisë dhe kriza financiare në vitin 2016, ndoshta do të ishte viti më i mirë, u shpreh Kostov, nga Drejtoria e Hekurudhave të Maqedonisë.

Ai gjithashtu tha se investimet dhe projektet e reja kanë reduktuar ndjeshëm numrin e aksidenteve dhe vdekjeve në transportin hekurudhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat