Sot do të publikohet platforma e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni

Maqedonia

Sot do të publikohet platforma e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni

Më: 7 janar 2017 Në ora: 10:02
Ilustrim

Sot pritet të shpallet dokumenti i plotë i liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, e cila doli nga takimi me Thaçin dhe Ramën. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për këtë marrëveshje tha se barazi të plotë kombëtare në Maqedoni. Ai thotë se kjo marrëveshje është pasqyrë e gërshetimit të platformave të të gjithë subjekteve pjesëmarrëse në këto takime.

Nga koalicioni “Rilindja me Besë” thonë se nuk ka pasur insistim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për asnjë platformë të përbashkët.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Bilall Kasami nga “Rilindje me Besë” dhe Ziadin Sela nga “Aleanca për Shqiptarët” më 29 dhjetor u takuan me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa patën takim edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për një platformë të përbashkët në bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

Në këto takime munguan nga PDSH. Mirëpo subjektet pjesëmarrëse në takimet e Tiranës dhe Prishtinës presin që edhe kjo parti të mbështesë platformën politike, e cila përmban zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat